Djalin e tij e kam shok, doja t’i bëja presion/ Detaje nga kërcënimi në Peshkopi, 50 mijë eurot i kërkoi në Bitcoin
Detaje të reja janë zbardhur nga hetimet për kërcënimin ndaj një biznesmeni në Peshkopi, ngjarje për të cilën është arrestuar 21-vjeçari Engjëll Karoshi. I riu ka pranuar në dëshminë e dhënë para hetuesve se ishte ai që kishte organizuar kërcënimin. Sipas deklarimeve të tij, veprimin e kishte ndërmarrë për t’i bërë presion biznesmenit që t’i jepte paratë. Karoshi kishte njohje me biznesmenin, pasi, sipas dëshmisë së tij, kishte shoqëri me djalin e këtij të fundit. Nga hetimet dyshohet se 21-vjeçari ka shkuar në këmbë pranë karburantit dhe ka vendosur në një cep të tij kutinë që ishte improvizuar për t’u dukur sikur përmbante lëndë plasëse. Pas vendosjes së kutisë, ai dyshohet se ka hequr rrobat që kishte veshur dhe i ka hedhur në një kosh,...
Burimi:
ntv.al