Djali i Thaçit hyn në gjykatën e Hagës me shpresën për të marrë të atin në shtëpi
Indrit Thaçi HAGË-Indrit Thaçi, djali i ish-Presidentit Hashim Thaçi ka mbërritur në Gjykatën Speciale të Hagës, për të pritur vendimin ndaj babait të tij. Qytetarët e mbledhur para Gjykatës e kanë pritur me brohorima 'Thaçi', 'Ishalla lirim', duke treguar mbështetjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së. ZËRI ka siguruar pamjet nga momenti kur djali i ish-presidentit të Kosovës, hyn në Gjykatë me shpresën për të marrë të atin në shtëpi. Gjykata Speciale e Hagës në orën 10:00 do të shpallë aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. I pari që do ta dëgjojë aktgjykimin do të jetë Hashim Thaçi.
Burimi:
zeri.ai