Djali i Thaçit e Veselit arrijnë së bashku në Kosovë: Ne besojmë që ata do të kthehen të pafajshëm
Klestor Veseli dhe Endrit Thaçi KOSOVË-Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, dhe Klestor Veseli, djali i ish-kryeparlamentarit Kadri Veseli, kanë arritur në Prishtinë pas gjyqit në Hagë. Duke folur për mediat, Endrit Thaçi e cilësoi Dhomën e Specializuar si “gjykatë kriminale” dhe tha se pret që vendimi të ndryshojë në shkallën e Apelit. “Gjykatë kriminale, por besojmë do të kthehen të pafajshëm pas Apelit”, tha ai. Ndërkohë Klestor Veseli u shpreh optimist se situata do të ndryshojë në procesin e Apelit, ndërsa falënderoi qytetarët e Kosovës dhe shqiptarët për mbështetjen. “Na jemi pozitivë që në Apel ka me u ndryshu gjendja për të mirë, por të njëjtën kohë nuk mundem pa i falënderu njerëzit e mirë të Kosovës, të popullit shqiptar që na kanë përcjellë...
Burimi:
zeri.ai