Divjaka proteston kundër bashkimit me Lushnjen, bulevardit i fikin dritat!
Sot në Divjakë është shënuar dita e 31-të e protestës qytetare kundër reformës administrative territoriale e propozuar nga PS që e eliminon Divjakën duke e bashkuar me Lushnjen. Divjakasit janë duke kryer qëndresë në protestën e tyre pavarësisht presioneve të vazhdueshme gjë që ditët e fundit është bërë më intensive. Sikur të mos mjaftonin presionet që u bëhen pjesëmarrësve nga njerëz të pushtetit vendor e qendror, mbrëmjen e së dielës është ndërprerë edhe energjia elektrike gjatë kohës që ishin mbledhur pjesëmarrësit dhe priteshin fjalimet. Protestuesit kanë anatemuar drejtuesit vendorë e qendrorë dhe kanë vijuar marshimin në rrugët e qytetit. Vetëm sheshi kryesor ku mbahet protesta ka pasur mungesë të energjisë elektrike dhe bulevardi kryesor, ndërsa lagjet e tjera kanë qenë të furnizuara. Pas marshimit në...
Burimi:
gijotina.com