Ditë të mbushura me art e kulturë, çfarë sjell fundjava në qytetet shqiptare
Fundjava sjell një program të larmishëm aktivitetesh kulturore dhe artistike në Tiranë dhe disa qytete të vendit, nga koncertet dhe shfaqjet teatrore te festivalet e filmit, muzikalet dhe aktivitetet automobilistike. Sot në orën 18:00, përballë Pallatit të Kulturës në Peshkopi, zhvillohet koncerti live “Mbrëmje nën tingujt e kitarës”. Në program do të interpretohen këngë të njohura nga Elita 5, Scorpions, Alban Skënderaj, Ylli Limani dhe artistë të tjerë. Koncerti do të sjellë në skenë një grup këngëtarësh dhe instrumentistësh të rinj, nën drejtimin artistik të Ermal Lushit. Aktiviteti organizohet nga Qendra Alfa Omega në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Dibër. Në Korçë, ndërkohë, skena e Teatrit “A. Z. Çajupi” pret sot në orën 19:00 muzikalin “A Million Dreams”. Shfaqja realizohet me pjesëmarrjen e Korit të...
Burimi:
kultplus.com