Ditë të këqija për Partizanin! Karrica bën spektakël mes 3 golave, Vora fiton thellë
Partizani pëson një humbje të rëndë në Abissnet Superiore, teksa Vora triumfoi me rezultatin e thellë 4-1, duke i shkaktuar një goditje të fortë skuadrës së drejtuar nga Mislav Karoglan. Protagonisti absolut i kësaj përballjeje ishte Karrica, i cili zhvilloi një ndeshje fantastike, duke realizuar tre gola. Sulmuesi zhbllokoi rezultatin në minutën e 17-të, duke i dhënë avantazhin Vorës dhe duke vënë në vështirësi të kuqtë që në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, Karrica goditi sërish në minutën e 50-të, duke dyfishuar shifrat dhe duke e bërë edhe më të vështirë misionin e Partizanit. Kryeqytetasit arritën të reagojnë përkohësisht me Humanin, i cili shënoi në minutën e 63-të dhe rihapi për pak çaste diskutimin për rezultatin. Megjithatë, Vora nuk u tërhoq. Clement realizoi...
Burimi:
sportekspres.com