Ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Nga pasditja…

Ditë me kushte të qëndrueshme atmosferike, parashikimi i motit për sot! Nga pasditja…

Për ditën e sotme (2 tetor) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për pjesën më të madhe të ditës. Pas orëve të pasdites mot përsëri kryesisht i kthjellët si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare. Era parashikohet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare, lugina dhe male era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16 m/s. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.