“Ditë e kobshme”, Walker: Kosova do të shihet tani me një sy tjetër

“Ditë e kobshme”, Walker: Kosova do të shihet tani me një sy tjetër

“Ditë e kobshme” e ka cilësuar diplomati amerikan në pension, William Walker, vendimin e sotëm të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së. Walker, i cili gjatë luftës në Kosovë drejtoi Misionin Verifikues të OSBE-së, është një nga diplomatët amerikanë që u bë i njohur për qëndrimin e tij gjatë viteve 1998-1999. Ai ishte në krye të misionit ndërkombëtar kur ndodhi masakra e Reçakut në janar 1999. Pas vizitës në vendin e ngjarjes, Walker e cilësoi atë si një “mizori të papërshkrueshme” dhe si krim kundër njerëzimit. Qëndrimi i tij ndaj ngjarjeve në Kosovë e vendosi atë në përplasje edhe me autoritetet e atëhershme jugosllave. Duke folur për vendimin e sotëm, Walker tha se është mërzitur shumë dhe e cilësoi atë si një ditë të rëndë...