Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Gonxhja: Shqipëria mikpret përmes historisë, kulturës dhe traditës
Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, ka uruar Ditën Ndërkombëtare të Turizmit, duke vënë në fokus historinë e mikpritjes shqiptare dhe rëndësinë e turizmit si një mënyrë për të njohur kulturën dhe traditat e një vendi. Në një mesazh të publikuar me rastin e kësaj dite, Gonxhja theksoi se mënyra se si Shqipëria ka pritur ndër vite udhëtarët është pjesë e historisë së vendit dhe e identitetit të saj. “Çdo epokë ka lënë gjurmën e saj në mënyrën se si Shqipëria ka mikpritur udhëtarët”, u shpreh ministri. Sipas Gonxhjas, përvoja turistike nuk lidhet vetëm me vizitën në një destinacion, por edhe me njohjen e historisë, kulturës dhe traditës së mikpritjes që e karakterizon atë. “Turizmi nuk është vetëm të vizitosh një vend. Është...
Burimi:
kultplus.com