Dita Ndërkombëtare e Disleksisë, më 7 tetor mbahet paneli “Arti si gjuhë universale”
Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Disleksisë, më 7 tetor në Prishtinë do të organizohet panel diskutimi me temën “Arti si gjuhë universale – Perspektiva mbi disleksinë”. Aktiviteti synon të hapë një dialog mes edukimit, artit dhe diplomacisë, me fokus në krijimin e një shoqërie më gjithëpërfshirëse dhe në rritjen e ndërgjegjësimit për disleksinë. Në panel do të marrin pjesë: Prof. Musë Prelvukaj Jona Dividi Florim Gallopeni Arbana Hajredinaj Shkelzen Vesel Paneli do të mbahet më 7 tetor, në Amfiteatrin e Institutit të Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, nga ora 17:00 deri në 20:00. Organizatorët ftojnë qytetarët dhe të interesuarit që t’i bashkohen këtij diskutimi, i cili synon të sjellë një perspektivë më të gjerë mbi disleksinë dhe rëndësinë e përfshirjes përmes artit dhe edukimit./KultPlus.com
Burimi:
kultplus.com