Dita Ndërkombëtare e Alfabetizimit, shënon më 8 shtator, 60-vjetorin e themelimit të saj nga UNESCO

Dita Ndërkombëtare e Alfabetizimit, shënon më 8 shtator, 60-vjetorin e themelimit të saj nga UNESCO

Dita Ndërkombëtare e Alfabetizimit shënohet sot më 8 shtator, 60-vjetorin e themelimit të saj nga UNESCO, me synimin për të vënë në vëmendje rëndësinë e arsimit dhe të shkrim-leximit si një e drejtë themelore dhe faktor i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërive. Tema e këtij viti është “Alfabetizmi për njerëzit, planetin dhe prosperitetin”, duke nënvizuar rolin që ka shkrim-leximi në përfshirjen sociale, zhvillimin ekonomik, mbrojtjen e mjedisit dhe ndërtimin e një të ardhmeje të qëndrueshme. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, shprehet në një artikull për këtë vit jubilar të Alfabetizmit, se kjo e fundit mbetet ende një sfidë globale. Sipas të dhënave të UNESCO-s, rreth 739 milionë të rritur në botë nuk zotërojnë aftësitë bazë të shkrim-leximit, ndërsa rreth katër në 10 fëmijë nuk arrijnë...