Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Dita Kombëtare e Trashëgimisë Kulturore

Shqipëria kremton çdo 29 shtator Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore, një datë që i kushtohet pasurisë historike, artistike dhe shpirtërore të vendit dhe rëndësisë së ruajtjes së saj ndër breza. E vendosur zyrtarisht në vitin 2003, kjo ditë synon të rrisë ndërgjegjësimin për vlerat e trashëgimisë kulturore dhe për përgjegjësinë e shoqërisë për mbrojtjen e monumenteve, objekteve arkeologjike, traditave dhe dëshmive të së kaluarës. Një nga ngjarjet që lidhet me historinë e mbrojtjes së trashëgimisë shqiptare është qëndresa e Major Kamber Bënjës. Ai lindi në Bënjë të Këlcyrës ndërsa mësimet e para i mori në Përmet dhe i vijoi në Korçë, Janinë e Selanik. Me Shpalljen e Pavarësisë u vu në shërbim të Qeverisë Kombëtare të Vlorës si oficer i karrierës. Ai mori komandën e...