Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në  largimin e qeverisë: Ta rrethojmë  kryeministrinë

Dita e 98-të e protestës, qytetarët mbushin sheshet dhe rrugët deri në largimin e qeverisë: Ta rrethojmë kryeministrinë

Protesta kundër qeverisë hyn sot në ditën e 98-të, me qytetarët që pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të vijuar aksionin e tyre dhe kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.Qëndresa e përditshme tashmë po i afrohet një tjetër momenti të rëndësishëm. Të hënën mbushen 100 ditë nga nisja e protestave dhe nga sheshi është paralajmëruar një mobilizim më i madh, me thirrje drejtuar qytetarëve nga e gjithë Shqipëria për t’iu bashkuar tubimit në kryeqytet. Dita e 97-të solli ndërkohë disa zhvillime. Protesta e së premtes nisi që në paradite përpara Gjykatës Penale, ku qytetarët u mblodhën në mbështetje të protestuesve të arrestuar pas tensioneve të 1 shtatorit përpara Kryeministrisë. Gjykata vendosi lirimin e 14 protestuesve të arrestuar. Vendimi u prit si një fitore...