Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

Dita e 129 e protestës, qytetarët mblidhen përsëri sot para Kryeministrisë: Të shporrim kryehajdutin

Pas më shumë se katër muajsh tubime të përditshme, qytetarët pritet të rikthehen sërish në qendër të Tiranës për të vijuar aksionin e tyre, me kërkesën kryesore largimin e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë. Krahas dorëheqjes së Ramës, gjatë protestave janë artikuluar edhe kërkesa për krijimin e një qeverie teknike tranzitore, si dhe ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor. Në tubimin e mbrëmshëm, qytetarët përsëritën thirrjet për dorëheqjen e kryeministrit dhe akuzuan qeverinë për korrupsion, shpërdorim të detyrës dhe keqqeverisje. Protestuesit kanë deklaruar se nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre dhe se tubimet do të vijojnë çdo ditë. “Sazani,...