Dita e 121-të e protestës, nis marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë: Rama, jepe dorëheqjen!
Ka nisur marshimi i protestuesve në ditën e 121-të të protestës kundër qeverisë. Protestuesit janë nisur nga Sheshi Skënderbej në drejtim të Kryeministrisë, ku pritet të zhvillohet protesta e radhës. Me flamuj kuqezi dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar marshimin. Gjatë marshimit dëgjohen thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, ndërsa protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij. Protesta vijon prej 121 ditësh, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se nuk do të ndalen deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Marshimi vijon drejt Kryeministrisë, ku pritet të mbahen fjalimet kundër qeverisë Rama.
Burimi:
syri.net