“Disiplina” bllokon merkaton e Vllaznisë për 3 periudha deri në shlyerjen e detyrimeve për Latifin…
Vendimi nr. 6 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 17.09.2026KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.Lojtari i KF Vllaznia, Adnard Mehmeti, për provokim të spektatorëve, në bazë të nenit 14/1/f të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.KF Vllaznia, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 08, datë 11.06.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në çështjen Liridon Latifi kundër KF Vllaznia, në bazë të nenit 29/1/c të KDE, vendoset ndalimi i regjistrimit të lojtarëve të rinj për 3 (tre) periudha regjistrimi deri në pagesën e plotë të detyrimit.Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ildi Gruda....
Burimi:
sarandanews.com