Disa protesta radhazi, banorët në Patos-Marinzë kërkojnë zbatimin e kontratës me Bankers
Prej disa protestash, banorët e zonës së Patos-Marinzës vijojnë qëndresën, duke këmbëngulur në zbatimin e kontratave të qirasë së tokës nga kompania Bankers deri në vitin 2029. Sipas banorëve, kontratat parashikojnë një pagesë prej 4 milionë lekësh në vit për një dynym tokë, por pretendohet se kompania nuk po i zbaton detyrimet sipas marrëveshjeve. Banorët kërkojnë që qiratë të vijojnë të paguhen sipas kontratës dhe paralajmërojnë përshkallëzim të protestës. Ata thonë se, nëse nuk marrin pagesën e qirasë, duke nisur nga nesër do të bllokojnë hyrjen e punonjësve në tokat që kanë dhënë me qira. Një tjetër kërkesë e banorëve lidhet me vlerën e qirasë pas vitit 2029. Ata kërkojnë që pagesa të arrijë në 6 milionë lekë për dynym, ndërsa, sipas tyre, kompania ka...
Burimi:
syri.net