Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi

Disa persona mbeten të lënduar nga përplasja e dy makinave në rrugën Qishbardhë-Peshkëpi

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në aksin Qishbardhë-Peshkëpi, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Sipas informacioneve paraprake, në njërin prej automjeteve po udhëtonin turistë. Si pasojë e përplasjes disa persona janë plagosur lehtë, por pa rrezik për jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkaqeve të aksidentit. gijotina.com/