Diplomat me pagesë në universitete, temat e diplomës shiten online deri në 400 euro, pedagogët ngrenë alarmin për plagjiaturën!

Diplomat me pagesë në universitete, temat e diplomës shiten online deri në 400 euro, pedagogët ngrenë alarmin për plagjiaturën!

“Ajo që duhet të ishte rezultat i viteve të studimit dhe punës kërkimore të studentit, po kthehet në produkt që blihet. Temat e diplomës po merren të gatshme nga studentët, kundrejt pagesës, ndërsa çmimi shkon deri në 400 euro”. Nga një vëzhgim në rrjetet sociale shihen me dhjetëra faqe online, të cilat reklamojnë tema diplome, ndërsa pagesa varion në bazë të kërkesës së studentit dhe programit të studimit. “Është në problematikë që tregon një plagë që e vuan sistemi arsimor. Së pari transmeton idenë që dija nuk ka vlerë, ajo që vlen është kartoni. Nxit konkurrencën e pandershme midis të rinjve që kanë bërë një punë të mirë dhe pjesës tjetër që e gjejnë gati. I lë të rinjtë në një boshllëk intelektual”, thotë Irsa...