Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Diplomacia e padukshme për Kosovën, ambasadori Mazi prezanton në Grac librin që dokumenton vitet 1991–1999

Para bashkatdhetarëve tanë ish-Ambasadori i Shqipërisë në Austri Zef Mazi prezantoi librin e tij ‘‘Kosova: Lufta e heshtur. Diplomacia e padukshme që ndryshoi lojën (1991-1999)’’. Në të përfshihet një dekadë e tërë në të cilën filloi procesi i cili shtroi rrugën e bërjes së shtetit të Kosovës. Ishte ky një bashkëorganizim i Institutit Albanologjik në Grac, Ambasadës së Republikës së Kosovës në Vjenë dhe Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri ‘‘Aleksandër Moisiu’’. Në këtë manifestim morën pjesë edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme, mësimdhënës, intelektualë, studentë dhe aktivistë të komunitetit tonë, ndër ta edhe don Pren Kola, meshtar dhe udhëheqës i Misionit Katolik Shqiptar në Austri. Pas Tiranës, Prishtinës dhe Vjenës edhe në Grac u promovua libri që dëshmon përkushtimin e një grupi...