Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është vendimi i Interit

Dimarco, surprizë para Real Madridit! Ky është vendimi i Interit

Federico Dimarco do mungojë për Inter në transfertën ndaj Real Madrid, në debutimin sezonal në Champions League. Sipas raportimeve të fundit nga Sky Sport, stafi teknik i Interit ka vendosur të mos rrezikojë me anësorin, i cili do të qëndrojë në Appiano Gentile për të vazhduar stërvitjen individuale. Vendimi është marrë për arsye parandaluese, pas shqetësimit në gjurin e majtë që e detyroi Dimarcon të largohej para kohe nga ndeshja e fundjavës ndaj Napolit. Kontrollet mjekësore kanë evidentuar një dëmtim të lehtë të gjurit, pa probleme serioze. Megjithatë, duke pasur parasysh rëndësinë e ndeshjes në Madrid, trajneri Cristian Chivu dhe stafi mjekësor kanë zgjedhur të mos marrin asnjë rrezik. Dimarco kishte marrë pjesë pjesërisht në stërvitjen e fundit me skuadrën, por në fund u vendos...