Digjet një tjetër biznes në Tiranë

Digjet një tjetër biznes në Tiranë

Rrugët e Tiranës janë në gjendje kaotike nga sulmet e protestuesve. Një tjetër biznes po digjet në rrugen e Durresit. Në hyrje të sheshit ‘Skënderbej’ ku ndodhet kryqëzimi me “Rrugën e Durrësit” ka disa kosha mbeturinash që po digjen. Brenda në shesh ku ka ende protestues, po hidhet gaz lotsjellës. Situata duket po aq e rrëmujshme edhe te zona nga ‘Don Bosko’ e deri drejt hyrjes së bulevardit ‘Zogu I.” Kangjella të hedhura në tokë, kosha mbeturinash që kanë bllokuar rrugën dhe janë në flakë, qarkullimi i automjeteve i bllokuar. Një mjeti të rëndë i janë thyer xhamat.