Diell dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Diell dhe temperatura të ngrohta, parashikimi i motit për ditën e sotme

Për ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte atmosferike. Moti parashikohet i kthjellët në të gjith territorin në relievet kodrinore – malore vranësira të pakta kalimtare kryesisht në orët e mesditës. Era pritet të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare në veriperëndim, luginave dhe maleve era pritet të fitojë shpejtësi deri në 16m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.