Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Diaspora shqiptare në Gjermani i drejtohet Bundestagut: Reagoni mbi situatën në Shqipëri

Aktivistë shqiptarë nga qytete të ndryshme të Gjermanisë i janë drejtuar katër grupeve parlamentare në Bundestagun gjerman, në mbështetje të protestave në Tiranë dhe të asaj që e cilësojnë si “Revolucioni Flamingo”. Përmes një kërkese drejtuar përfaqësuesve politikë gjermanë, aktivistët kërkojnë angazhimin e institucioneve të Gjermanisë për të monitoruar zhvillimet në Shqipëri, veçanërisht lidhur me të drejtën për protestë, raportimet për dhunë policore dhe respektimin e të drejtave themelore. “Ne, aktivistë nga qytete të ndryshme nga Diaspora Shqiptare në Gjermani, në mbështetje të Protestave në Tiranë dhe të Revolucioni Flamingo, i jemi drejtuar sot katër Grupeve Parlamentare në Bundestag-un Gjerman. Tri kërkesat tona drejtuar Bundestagut gjerman: -Qëndrim publik: Të mbështesë të drejtën për protestë paqësore, të dënojë dhunën policore dhe të kërkojë hetim të pavarur...