“Diaspora është me ne” – Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Sheshi i ka bërë shqiptarët bashkë, Edi Rama jep dorëheqjen!

“Diaspora është me ne” – Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Sheshi i ka bërë shqiptarët bashkë, Edi Rama jep dorëheqjen!

Aktivistja Sidorela Vatnikaj, teksa mori fjalën në protestë, përshëndeti pjesëmarrjen e diasporës në ditën e 105-të të protestës. Ajo theksoi se diaspora ka zbarkuar sot në shesh, krah qytetarëve që jetojnë në Shqipëri, për t’i thënë Edi Ramës se duhet të largohet. “Diaspora është me ne. Ky shesh i ka bërë të gjithë shqiptarët, ata që jetojnë këtu dhe ata që janë detyruar të largohen nga klasa politike 36 vjeçare. Më në fund shqiptarët ia dalin të bashkuar dh se më në fund këtu vendosim ne. Diaspora ka ardhur në mbështetje tonën për t’i kërkuar Edi Ramës dorëheqje”, tha ajo.