“Diaspora dhe studentët do t’i japin impuls protestës”- Profesor Kreshnik Hakrama: Gjenerata Z, shpresa që i kishte munguar Shqipërisë
Profesori Kreshnik Hakrama ka vlerësuar rolin e të rinjve në protestat e fundit në Shqipëri, duke e konsideruar Gjeneratën Z si një burim shprese për ndryshimin e shoqërisë shqiptare. Sipas tij, protestat që kërkojnë dorëheqjen e Edi Ramës kanë sjellë rezultate të rëndësishme dhe kanë cenuar atë që ai e cilëson si “një gur themeli të status quo-së”. “Te gjenerata Z shohim shpresën që i kishte munguar Shqipërisë. Protesta ka sjellë shumë të mira. Protesta ka rrëzuar një gur themeli të status quo-së. Diaspora do i japë një impuls më shumë, por impulsin më të madh protestës do ia japin studentët, që vuajnë shumë nga ana ekonomike. Në Shqipëri, nxënësit kanë probleme ekonomike që në fillime të mësimeve. Protesta do jetë lulja që ne presim”,...
Burimi:
gijotina.com