Di Canio sulmon Bremer: “Pse nuk e festove golin e barazimit? Je pulë, je ton…”

Di Canio sulmon Bremer: “Pse nuk e festove golin e barazimit? Je pulë, je ton…”

Paolo Di Canio ka kritikuar ashpër kapitenin e Juventusit, Gleison Bremer, për mungesën e festimit pas golit të barazimit 2-2 ndaj Fiorentinës. Ish-sulmuesi komentoi episodin në studiot e “Sky Sport”, duke vënë në dukje se mbrojtësi dukej i frikësuar se VAR-i mund t’ia anulonte golin, të shënuar në mënyrë të rastësishme me shpatull. “Bremer, je kapiteni i Juventusit, po luan gjithçka dhe çfarë bën? Shënon dhe u thua me zë të ulët shokëve që po festojnë: ‘Mos u afroni, se tani na e anulojnë golin’. Por ti ke shënuar, festo! Jo sepse duhet të përfitosh padrejtësisht, por askush nuk e di nëse e ke prekur topin me dorë. Nuk është një episod i qartë. Festo fillimisht, pastaj, nëse ta anulojnë, nuk ka problem”. Di Canio...