DHURATA PER PUTININ JANE BOMBA PER UKRAINEN/ ZELENSKY SHPERTHEN KUNDER TRUMPIT
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka kundërshtuar vendimin e Shteteve të Bashkuara për lehtësimin e përkohshëm të kufizimeve ndaj naftës ruse, duke paralajmëruar se një veprim i tillë mund t’i japë Moskës më shumë mundësi për të financuar luftën në Ukrainë. Në një reagim në platformën X, Zelensky kritikoi lëshimet ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, duke argumentuar se lehtësimi i sanksioneve, pa një marrëveshje të qartë për uljen e tensioneve, shihet si shenjë dobësie dhe mund të zgjasë konfliktin. “Lëshimet ndaj Putinit nuk do të sjellin paqe”, deklaroi presidenti ukrainas, duke paralajmëruar se Rusia mund t’i përgjigjet lehtësimit të kufizimeve me intensifikimin e sulmeve dhe të asaj që ai e cilësoi si terror. Reagimi i Zelenskyt vjen pas njoftimit të Uashingtonit për lehtësimin e përkohshëm të...
Burimi:
ntv.al