Dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja në Korçë

Dhunoi një 4-vjeçar në kopsht, arrestohet edukatorja në Korçë

foto ilustruese KORÇË-Një edukatore është arrestuar në Korçë, pasi dyshohet se ka dhunuar një fëmijë 4-vjeçar në kopshtin ku ai qëndronte. Arrestimi vjen, pasi nëna e të miturit ka denoncuar rastin në Polici, ku pretendon se prej disa ditësh djali i saj nuk ishte në gjendje të mirë. Sipas hetimeve paraprake, fëmija i ka treguar nënës se ishte goditur nga edukatorja. Pas denoncimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë kanë kryer veprimet hetimore, përfshirë këqyrjen e pamjeve filmike. Në përfundim të verifikimeve, edukatorja është arrestuar për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve”. Rasti vjen pasi vetëm katër ditë më parë në Fier (20 tetor), një edukatore 44-vjeçare dydhohet se dhunoi një fëmijë 4-vjeçar, ndërsa nëna e të miturit dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj saj.Si nëna...