Dhunimi i të riut në protestë, ministri Demo: Pezullohen dy efektivë policie për tejkalim kompetencash
Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka bërë të ditur se dy punonjës të Policisë së Shtetit janë pezulluar nga detyra për shkak të tejkalimit të kompetencave gjatë protestave në Tiranë. Vendimi erdhi pasi në rrjetet sociale janë publikuar dhe kanë qarkulluar pamje tejet të rënda, ku shihen efektivë të Policisë duke tërhequr zvarrë një të ri protestues dhe duke e goditur atë me shkelma, ndërsa ndodhej i shtrirë përtokë. Ministri thekson se është njohur me dy rastet përmes pamjeve të publikuara në media dhe rrjetet sociale, ndërsa ka kërkuar verifikimin e tyre nga strukturat përkatëse. Demo tha se ka kërkuar që reagimi i policisë të jetë proporcional dhe brenda kufijve të ligjit, duke theksuar se do të hetohet çdo rast i tejkalimit të...
Burimi:
kohajone.com