Dhuna verbale ndaj Iris Luarasit, gratë deputete të PS- së i vendosin afate për të vepruar Policisë së Shtetit
Gratë deputete të grupit parlamentar të Partisë Socialiste reaguan sot duke dënuar sulmet verbale, kërcënimet, fyerjet dhe aktet e agresionit fizik ndaj deputetëve gjatë ushtrimit të detyrës, duke kërkuar reagim nga institucionet përgjegjëse.Përmes një deklarate, deputetet socialiste theksojnë se ngjarjet e fundit ndaj deputeteve Iris Luarasi dhe Ilva Gjuzi nuk janë incidente të izoluara.Sipas tyre, ato janë pjesë e një klime të përsëritur dhe të zgjatur linçimi publik, intimidimi dhe agresioni, që po kalon nga gjuha e urrejtjes, te kontakti fizik.“Sot u ndodh atyre. Nesër mund t’i ndodhë çdo deputeti, gazetari, punonjësi publik apo qytetari që refuzon t’i nënshtrohet presionit të turmës”, theksohet në deklaratën e grave deputete të PS-së.Ato theksojnë se këto akte nuk po ndodhin vetëm pranë Kuvendit, por edhe në hapësira të...
Burimi:
sarandanews.com