“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

“Dhuna në protesta është joproduktive!”- Historiani Bernd Fischer: Korrupsioni dhe pakënaqësia popullore janë probleme serioze!

Fischer i cili është edhe anëtar i Akademisë së Shkencave, deklaron se protestat në Tiranë kanë shumë ngjashmëri në veçanti me ato  në Francë. Sipas Bernd Fischer autor i disa librave për vendin tonë,  të tilla protesta me këtë intensitet dhune,  ka gjasa ta çojnë datën e anëtarësimit të Shqipërisë në BE, edhe më larg nga ambicia e kryeministrit Edi Rama që është 2030-ta. Me profesorin Fischer bisedoi gazetari i Top Channel Muhamed Veliu. Muhamed Veliu-Profesor Fisher , cili është vlerësimi juaj për protestat që kanë vijuar në kryeqytetin Tiranë gjatë këtyre tetë ditëve? Bernd Fischer- Është me të vërtetë një situatë e komplikuar me disa faktorë. Unë jam duke e ndjekur këtë relativisht nga afër që kur nisi në maj si rezultat i shqetësime...