Dhuna ndaj protestuesve/ Ku duhet kërkuar përgjegjësia për plagosjen e Erjon Vishkullit?
Plagosja e Erjon Vishkullit ngre pyetjen nëse përgjegjësia për dhunën ndaj protestuesve përfundon te policët që e ushtruan atë, apo shtrihet edhe te drejtuesit dhe kryeministri Edi Rama, i cili me retorikën e tij politike i paraqiti protestuesit si armiq dhe shënjestra të policisë Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që humbi syrin nga një plumb gome i policisë gjatë protestës së 24 tetorit, ndodhet në spitalin Gemelli të Romës, ku po merr trajtim të specializuar. E ndërsa kryeministri Edi Rama mburret se u kujdes personalisht për transportimin drejt Italisë, në mënyrë cinike ai ka konfirmuar një nga arsyet që kanë nxjerrë të rinjtë si Erjoni në protesta: mungesën e shërbimeve shëndetësore dhe vështirësitë për të siguruar trajtimin e nevojshëm në Shqipëri. Ndërkohë, Prokuroria e Tiranës regjistroi këtë...
Burimi:
sot.com.al