Dhuna ndaj kamarjerit/ Arbër Habilaj reagon nga arratia: Babai i tij OPGJ në polici, manipuloi ngjarjen
Pesë ditë nga ngjarja e rëndë, e ndodhur në ambjentet e hotelit “Flar” në Kavajë, ka thyer heshtjen, Arbër Habilaj, njëri nga pronarët e shpallur në kërkim nga policia e Kavajës. Gjatë një bashkëbisedimi përmes telefonit me gazetarin Elton Qyno, Habilaj ka treguar se ngjarja është manipuluar nga policia e Kavajës dhe për këtë është kujdesur vetë oficeri Alban Nela, i cili rezulton të jetë babai i kamarierit, Genti Nela dhe vëllai i Melison Nelës, që u kap nga policia me një armë automatike tip “AK-47” me 84 plumba. Arbër Habilaj aktualisht është në kërkim por ai ka shpjeguar se ngjarja nuk është ashtu siç është paraqitur në media dhe vetë Policia e Kavajës. Sipas Habilaj, hoteli i tij “Flar” që ndodhet në bregdetin e...
Burimi:
ntv.al