Dhuna brutale/ Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

Dhuna brutale/ Ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave

Ekspertët e sigurisë paralajmërojnë se shpërblimi prej 2500 eurosh për efektivët e vijës së parë gjatë protestave rrezikon të perceptohet si miratim politik i sjelljes së tyre, ndërkohë që kërkohet hetim dhe mbikëqyrje e përdorimit joproporcional të forcës. BIRN Në një sallë të mbushur plot me punonjës të Policisë së Shtetit më 19 tetor, kryeministri Edi Rama e ndau protestën në dy fronte dhe premtoi shpërblim prej 2500 eurosh për çdo punonjës policie të vijës së parë. “Për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin ju po i dilni përballë jo vetëm këtyre…ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front,...