Dhuna brutale, ekspertët kërkojnë mbikëqyrjen e sjelljes së Policisë gjatë protestave
Në një sallë të mbushur plot me punonjës të Policisë së Shtetit më 19 tetor, kryeministri Edi Rama e ndau protestën në dy fronte dhe premtoi shpërblim prej 2500 eurosh për çdo punonjës policie të vijës së parë. “Për të gjithë rezistencën, për të gjithë sakrificën, për të gjithë kurajën dhe mbi të gjitha për dinjitetin me të cilin ju po i dilni përballë jo vetëm këtyre…ne do t’ju vëmë menjëherë në dispozicion një shumë prej 2500 eurosh për çdo efektiv që është në këtë front, sepse keni jo vetëm stresin, por keni edhe nevojë për të shpenzuar në këtë moment dhe gjëra ekstra,” deklaroi Rama. Brenda ditës, Këshilli i Ministrave çeli një fond prej 759 milionë lekësh për shpërblimin e 2821 punonjësve të policisë,...
Burimi:
gijotina.com