Dhe Italia përfshihet nga protestat e studentëve, mijëra të rinj në rrugë kundër  politikave të qeverisë

Dhe Italia përfshihet nga protestat e studentëve, mijëra të rinj në rrugë kundër politikave të qeverisë

Italia është përfshirë sot nga protestat e studentëve dhe nxënësve, të cilët kanë dalë në rrugë në disa qytete të vendit për të kundërshtuar politikat arsimore të qeverisë, kostot e larta të studimit dhe shpenzimet për armatime. Në kryeqytet, mijëra të rinj kanë marshuar drejt selisë së Ministrisë së Arsimit, në kuadër të mobilizimit të njohur si “No Meloni Day”, duke kërkuar më shumë investime në shkolla dhe përmirësimin e kushteve për nxënësit dhe studentët . Protesta në Romë ka nisur në orët e mëngjesit dhe është shoqëruar me thirrje kundër kryeministres Giorgia Meloni dhe ministrit të Arsimit, Giuseppe Valditara. “Fonde për shkollat, jo për luftën” dhe “Më pak armë, më shumë të drejta” janë disa nga sloganet e përdorura nga demonstruesit, të cilët kundërshtojnë...