“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte si pasardhësin e tij ndan rrëfimin emocionues

“Dhashë maksimumin”, italiani që Maradona e shihte si pasardhësin e tij ndan rrëfimin emocionues

Gianfranco Zola ka ndarë një rrëfim emocionues për marrëdhënien e tij me Diego Armando Maradonën gjatë periudhës së tij te Napoli. Në një intervistë për Guerin Sportivo, ish-ylli italian tregoi se legjenda argjentinase e shihte atë si pasardhësin e tij te Napoli dhe e kishte ndihmuar shumë në atë periudhë. “Diego më ndihmoi shumë, më shihte si pasardhësin e tij. E dija se askush nuk mund ta përsëriste atë që kishte bërë, por dhashë maksimumin”, rrëfeu Zola. Zola u transferua te Napoli në vitin 1989 dhe pati mundësinë të luante krah Maradonës, duke u kthyer gradualisht në një nga figurat më të dashura të tifozëve napolitanë. Për Zolën, trashëgimia e Maradonës ishte një peshë e madhe, por edhe një motivim. Edhe pse e konsideronte të...