Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

Detaji/ Protestat që po trazojnë Europën, kush janë të rinjtë e “Black Bloc” dhe si veprojnë ata?

Media ndërkombëtare Al Jazeera i ka kushtuar një artikull fenomenit “Black Bloc”, grupeve të të rinjve të veshur tërësisht me të zeza, që janë bërë një prani e përsëritur në protestat e zhvilluara në disa vende të Europës, nga Franca dhe Italia, te Spanja dhe Shqipëria. Bëhet fjalë për grupe prej disa qindra të rinjsh, të cilët shpesh përfshihen në përplasje të dhunshme me forcat e rendit. Ata janë identifikuar në raste të shumta duke shkatërruar prona publike dhe private, duke u vënë flakën automjeteve dhe ndërtesave, si dhe janë akuzuar për thyerje të dyqaneve dhe grabitje të mallrave të ndryshme, nga ushqimet deri te bizhuteritë. Të njohur si “Black Bloc”, këto grupe shquhen për taktikat e tyre agresive, të cilat mund të përshkallëzojnë situatën...