Detajet e operacionit “Premtimi”, kush është ‘Zana’ që u zhvati qytetarëve në Tiranë mbi 100 mijë euro! Çfarë thotë Policia

Detajet e operacionit “Premtimi”, kush është ‘Zana’ që u zhvati qytetarëve në Tiranë mbi 100 mijë euro! Çfarë thotë Policia

Policia e Tiranës çmontoi sot një skemë mashtrimi me pronat, që kap vlerën e mbi 100 mijë eurove, në kuadër të operacionit të koduar “Premtimi” (4 shtator). Si pasojë e këtij operacioni, është vënë në pranga 58-vjeçarja Suzana Doda, ndërsa është nisur procedimi penal në gjendje të lirë për bashkëpunëtoren e saj, Sara Ndoj. Sipas njoftimit zyrtar të policisë, dy gratë kishin ngritur një skemë duke u premtuar qytetarëve zgjidhjen e problemeve pronësore përmes ndërhyrjeve të rreme pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK). Për t’i joshur viktimat dhe për t’u dhënë besueshmëri, ato i pajisnin ata edhe me dokumente dhe certifikata që dyshohet se janë të falsifikuara. Nga kjo veprimtari e paligjshme, të dyshuarat kanë arritur të përfitojnë shuma të konsiderueshme monetare, të cilat llogariten...