No Image Available

DETAJE/ VJEDHJA SHKAKTON 6 VIKTIMA NE ATHINE

Një vjedhje tubash bakri dyshohet se qëndron pas një prej tragjedive më të rënda të muajve të fundit në Athinë. Gjashtë njerëz humbën jetën, mes tyre tre me origjinë shqiptare, ndërsa hetimet kanë zbuluar se shpërthimi që shkatërroi një ndërtesë në lagjen historike Plaka mund të ishte shkaktuar nga ndërhyrja e tre personave në sistemin e furnizimit me gaz. Pas 34 ditësh hetime, autoritetet greke kanë arrestuar tre të dyshuar: një shqiptar 34-vjeçar dhe dy shtetas grekë, 37 dhe 55 vjeç. Sipas hetuesve, rreth orës 02:00 të mëngjesit të 25 shtatorit, personat e dyshuar hynë në ndërtesë për të vjedhur tuba bakri. Gjatë përpjekjes për t’i shkëputur, dyshohet se dëmtuan instalimin e gazit natyror, duke shkaktuar një rrjedhje që vazhdoi për disa orë. Rreth orës...