Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Detaje të reja nga tentativa e rrëmbimit të avionit “FlyDubai”, bashkëpiloti sulmoi kapitenin me sëpatë, Emiratet Arabe: Sulm terrorist!

Bashkëpiloti i fluturimit FZ1073 të Flydubai, nga Dubai drejt Tel Avivit, u përpoq të kryente një “sulm terrorist” gjatë fluturimit të mërkurën, deklaroi Prokurori i Përgjithshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Hamad Saif al-Shamsi, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve WAM. Bashkëpiloti, i identifikuar si Hammam al-Hamami, shtetas i Omanit, sulmoi kapitenin në kabinën e pilotimit me një sëpatë emergjence dhe tentoi të merrte kontrollin e avionit. Pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit arritën ta ndalonin, ndërsa një pilot rezervë i Flydubai, i cili ndodhej në bord, mori kontrollin e avionit dhe e uli atë në aeroportin e Tabukut, në veriperëndim të Arabisë Saudite. Bashkëpiloti u arrestua pas uljes. Avioni transportonte më shumë se 170 pasagjerë, shumica prej tyre izraelitë, si dhe anëtarë të ekuipazhit. Sipas autoriteteve...