Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Detaje të reja nga atentati në Mirditë, publikohet foto e viktimës Viktor Bardhi

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi me armë zjarri i Viktor Bardhit në fshatin Ndërfushas të Mirditës, ngjarje e cila ka vënë në lëvizje strukturat e policisë dhe prokurorisë. Hetuesit po rindërtojnë lëvizjet e autorëve para dhe pas krimit, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet ajo e gjakmarrjes. Sipas të dhënave paraprake, autorët dyshohet se janë larguar nga vendi i ngjarjes duke përdorur një nënkalim të “Rrugës së Kombit”. Për të humbur gjurmët, ata kanë djegur mjetin e tyre rreth 20 minuta pas krimit në fshatin Monaz, ndërsa dyshohet se më pas kanë kaluar në një tjetër automjet për t’iu shmangur kamerave të sigurisë dhe kontrolleve të policisë. Autorët dyshohet të jenë ndihmuar nga të tjera persona që i kanë pritur me automjet për të...