Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Detaje nga ngjarja në Shkodër: I plagosuri këngëtar, u qëllua nga një person me maskë

Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri e regjistruar paraditen e sotme në fshatin Shtoj të Shkodrës. Mësohet se i plagosuri është T. Hoti, këngëtar në lokalin ku ndodhi ngjarja. Sipas të dhënave paraprake, Hoti ishte duke pirë kafen e mëngjesit në lokal, kur një person i maskuar, me një maskë të ngjashme me ato që përdoreshin gjatë pandemisë së COVID-19, është afruar nga pas dhe e ka qëlluar me armë zjarri. Si pasojë, këngëtari ka mbetur i plagosur. Ende nuk dihen arsyet që çuan në këtë ngjarje, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të plagosjes.