Detaje nga helmimi i fëmijëve në kopsht në Korçë: Priten analizat. Policia nis hetimet

Detaje nga helmimi i fëmijëve në kopsht në Korçë: Priten analizat. Policia nis hetimet

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me ngjarjen e regjistruar në një kopsht në Korçë, ku gjashtë fëmijë të moshës 4-vjeçare janë dërguar në spital me dyshime për intoksikim ushqimor. Fëmijët e grupit të dytë janë paraqitur në repartin e Pediatrisë në Spitalin e Korçës pak orë pasi kishin konsumuar drekën. Pasi kanë shfaqur probleme shëndetësore, kanë qenë vetë prindërit ata që kanë ngritur dyshimet për një helmim të mundshëm dhe i kanë dërguar fëmijët për ndihmë mjekësore, ku raportohet se gjendja e tyre nuk është e rëndë. Lajmin e ka konfirmuar edhe Drejtori i Drejtorisë së Shëndetit Publik në Korçë, Mikel Llogori, i cili bëri me dije se janë marrë të gjitha analizat përkatëse. “Në këtë fazë nuk mund të përcaktohet nëse bëhet fjalë...