Detaje nga atentati në Mat: Shënjestra dyshohet Akil Lleshi, makina u qëllua me 35 plumba

Detaje nga atentati në Mat: Shënjestra dyshohet Akil Lleshi, makina u qëllua me 35 plumba

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i regjistruar në fshatin Urakë të Matit, ku shënjestër e të me armë zjarri dyshohet se ka qenë shtetasi Akil Lleshi. Grupi hetimor ka gjetur rreth 35 gëzhoja pranë automjetit të parkuar në oborrin e banesës, i cili është në pronësi të djalit të tij. Djali i shtetasit Akil Lleshi nuk rezulton me precedentë të mëparshëm penalë në Shqipëri dhe jeton në Itali. Megjithatë, hetuesit dyshojnë se sulmi ndaj mjetit mund të ketë lidhje me aktivitete të mundshme të jashtëligjshme të kryera jashtë vendit. Sipas të dhënave të policisë, autorët e ngjarjes dyshohet të jenë dy persona që u larguan menjëherë nga vendngjarja. Automjeti tip “Golf V” që përdorën autorët dhe u gjet i djegur rreth dy kilometra...