‘Dështon’ sërish seanca për Metën dhe Kryemadhin, gjobiten avokatët
Dështon sërish në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit. Shkak është bërë mospranimi i avokatëve për të vijuar mbrojtjen, ndërkohë që ata ndodhen në bojkot. Për pasojë, seanca e radhës është shtyrë për datën 15 tetor. Avokatët janë gjobitur me nga 5 mijë lekë për mosparaqitjen në proces. Pas seancës, Ilir Meta u prononcua për gazetarët, duke kërkuar që qëndrimi i tij të bëhet publik. Meta pretendoi se situata lidhet me porosi të Ergys Agasit dhe personave të afërt me të. “Bëjeni publik këtë qëndrim, gjithë kjo situatë vjen me porosi të Ergys Agasit nga njerëzit e Agasit”, deklaroi Meta. Procesi ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vijon në GJKKO, ndërsa bojkoti i avokatëve...
Burimi:
syri.net