Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

Dështon sërish seanca konstituive në Kosovë, deputetët largohen nga salla, vijon kriza politike

Edhe seanca konstituive e kësaj të premte (11 shtator) në Kuvendin e Kosovës ka dështuar teksa kryetarja Albulena Haxhiu njoftoi ndërprerjen e saj. Seanca nisi me një minutë heshtje, në nderim të viktimave të sulmeve të 11 Shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Haxhiu në nisje të seancës hodhi në votim propozimin që kandidatët për nënkryetarë të votohen individualisht. Partitë ndryshe nga seanca e kaluar që nuk ranë dakord se si të votohen nënkryetarët, në grup apo ndaras, këtë të premte votuan për votimin e nënkryetarëve veçmas me 71 vota pro. Propozimet për nënkryetar ishin: Ardian Gola, Vlora Çitaku, Kujtim Shala, Emilja Rexhepi dhe Sllavko Simiç. Ardian Gola nga Lëvizja Vetëvendosje u zgjodh nënkryetar me 100 vota pro ndërsa Vlora Çitaku nga Partia Demokratike...