Dështon Reforma Zgjedhore, ‘Territorialja’ hyn në fazën e dytë, PD braktis mbledhjen

Dështon Reforma Zgjedhore, ‘Territorialja’ hyn në fazën e dytë, PD braktis mbledhjen

PAMJE NGA MBLEDHJA TIRANË-Sot u mbajt mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore, por njejtë si në herët e tjera debatet mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste nuk munguan.  Bashkëkryetari demokrat Oerd Bylykbashi, në emër të PD-së, ka kërkuar që reforma të diskutohet tek adresimi i rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Demokratët i mbetën qëndrimit se mbledhja nuk mund të vazhdojë pa rend dite të dakordësuar, ndërsa kanë vendosur veton pro rekomandimeve të ODIHR. PD propozon sistem proporcional kombëtar me lista 100% të hapura, teksa kërkohet që edhe listat e këshillit bashkiak të jenë 100% të hapura.  “Kërkoj zëvendësimin e saj me çështjen prioritare të rekomandimeve të ODIHR për ‘garantimin e fushës së barabartë të garës duke ndarë shtetin nga partia dhe ndalimin e abuzimit me pushtetin shtetëror...