Derbi luhet edhe në portë, Handanovic: Maignan është garanci, Chivu e ka menaxhuar shkëlqyeshëm rotacionin

Derbi luhet edhe në portë, Handanovic: Maignan është garanci, Chivu e ka menaxhuar shkëlqyeshëm rotacionin

Ish-portieri i Interit, Samir Handanovic, ka komentuar situatën e portierëve përpara derbit të Milanos, duke u ndalur te Mike Maignan dhe vështirësitë e fillimit për Josep Martínez. “Maignan është një garanci, ndërsa Pepo ka gjithçka për të provuar. Ai ka një trashëgimi të rëndë për të përballuar. Te portieri, çdo gabim shqyrtohet me lupë, diferencën e bën karakteri. Rotacioni me Provedel? Është i shëndetshëm. Chivu i ka menaxhuar shkëlqyeshëm, me shumë ndjeshmëri, duke i besuar Martínezit edhe në momentet e vështira dhe duke i dhënë Provedelit mundësinë e tij në kohën e duhur”, – u shpreh Handanovic për “La Repubblica”. Çfarë kapiteni është Lautaro Martínez? Ish-portieri zikaltër sqaron: “Këtë mund ta thonë vetëm shokët e tij të skuadrës, gjithçka tjetër janë fjalë. Shiriti i kapitenit...